Sport

Leao dhe Chukwueze sëbashku në story si dy vëllezër nën moton: “Do t’i shkatërrojmë”!

Një paralajmërim i vërtetë për mbrojtjet kundërshtare që do të duhet të menaxhojnë dy shigjeta jo vetëm në krahë.

8 Gusht 2023, 08:04 Nga DOSJA
Leao dhe Chukwueze sëbashku në story si dy vëllezër nën

ITALI - Samuel Chukwueze e identifikoi atë si "binjakun" e frontit sulmues të kuqezinjve dhe Rafael Leao nuk ngurroi të përgjigjej. Portugezi e priti nigerianin në mënyrën e tij duke postuar një foto të tyre së bashku në Milanello në  historitë e tij në Instagram duke shkruar "Mirë se erdhe vëlla...le t'i shkatërrojmë". 

Një paralajmërim i vërtetë për mbrojtjet kundërshtare që do të duhet të menaxhojnë dy shigjeta jo vetëm në krahë. Natyrisht për kënaqësinë e tifozëve të Milanit, të cilët e pritën me entuziazëm ish-lojtarin e Villarrealin. Ndeshja e trofeut Berluscon mes Milanit dhe Monz[s skuadrës së fundit të ish-presidentit kuqezi do të trasmetohet në kanalin e mediasetit Canale5, dhe më pas ritrasmetimi në Mediaset Infinity, Sportmediaset.it dhe Tgcom24.it). 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll