Sport

VIDEO/ Sulmuesi ndërkombëtar Gonçalo Ramos i Benficas, zyrtarisht kalon te PSG...

PSG zyrtarizoi të hënën nënshkrimin e Gonçalo Ramos (22), sulmuesit portugez nga Benfica.

8 Gusht 2023, 11:00 Nga DOSJA

VIDEO/ Sulmuesi ndërkombëtar Gonçalo Ramos i Benficas,

FRANCE - Gonçalo Ramos është nënshkruar zyrtarisht me Paris Saint-Germain, siç njoftoi klubi në rrjetet e tij sociale të hënën. Lojtari i Benfica-s, i cili bëri vizitën mjekësore të hënën, mbërrin në Francë përmes një huazimi njëvjeçar prej 20 milionë eurosh, me një opsion blerjeje pothuajse të detyrueshme verën e ardhshme, për një shumë totale prej 65 milionë euro, me bonuse deri në 15 milion €.

Sulmuesi 22-vjeçar mund të vendoset në ballë të sulmit të PSG-së në sezonin e ardhshëm. Autori i 27 golave ​​dhe 12 asistimeve në 47 ndeshje sezonin e kaluar me Benficën, Gonçalo Ramos u dallua edhe gjatë Kupës së Botës të Katarit në fund të vitit 2022, ku shënoi një “hat-trick” kundër Zvicrës dhe la ikonën e kombëtares Cristiano  Ronaldo në stol.

Me këtë rekrutim të 9-të të verës, dritarja e transferimeve të PSG-së vazhdon të dentësohet. Kang-in Lee, Lucas Hernandez dhe Manuel Ugarte u blenë, ndërsa Cher Ndour, Arnau Tenas, Marco Asensio dhe Milan Skriniar mbërritën si lojtarë të lirë. 

Xavi Simons është rikthyer në klub përmes një klauzole blerjeje. Parisi nuk duket të ndalet me kaq. Transferimi i vonuar i Ousmane Dembélé pritet të mbyllet së shpejti, ndërsa Kolo Muani është në shënjestër të kampionëve francezë të vitit 2023.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll