Sport

Pasi ka refuzuar Al Hilal, Joao Felix ka marrë një vendim befasues. Mund të jetë një nga 'tradhëtitë' më të mëdha në futboll...

I huazuar te Chelsea, portugezi Joao Felix nuk bëri një figurë të mirë në Premier League dhe u kthye te Atletico Madrid, ku mesa duket nuk është pjesë e planeve të Simeones.

7 Gusht 2023, 20:25 Nga DOSJA
Pasi ka refuzuar Al Hilal, Joao Felix ka marrë një vendim befasues.

SPANJE - Ylli portugez Joao Felix nuk është më pjesë e planeve të klubit bardhekuq, ndaj për këtë arsye lojtari është në kërkim të një opsioni tjetër për sezonin e ardhshëm.

Pasi ka refuzuar ofertën saudite nga Al Hilal, futbollisti 23-vjeçar është shprehur se synon të qëndrojë në Spanjë, por te një rival historik i Madridit, kampionët e La Ligës.

Sipas botimit “sport.es”, Joao Felix i ka kërkuar agjentit Jorge Mendes, që të bllokonte ofertat e ardhura edhe për një javë, me shpresën për të arritur një marrëveshje me klubin katalanas. 

"FC Barcelona ka qenë gjithmonë zgjedhja ime e parë dhe do të isha i lumtur të arrija të luaja me Barçën. Kjo ka qenë gjithmonë ëndrra ime që kur isha fëmijë.

Nëse kjo ndodh, do të jetë një ëndërr e realizuar",- deklaroi në ekskluzivitet futbollisti luzitanian për gazetarin italian Fabrizio Romano, një muaj më parë. Kontaktet midis futbollistit dhe klubit ‘blaugrana’ janë vendosur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll