Bota

E RËNDË në Francë/ Mbajti peng gruan dhe e torturoi për 12 vite, arrestohet autori

Burimet e policisë raportuan se gruaja, gjithashtu gjermane, ishte gjysmë e zhveshur me kokën e rruar kur e gjetën në një dhomë gjumi në apartament, e kequshqyer dhe shumë e dobët.

7 Gusht 2023, 19:12 Nga f.i
E RËNDË në Francë/ Mbajti peng gruan dhe e torturoi për
foto ilustruese

FRANCË- Një shtetas gjerman u arrestua në Francë, pasi dyshohet se ka mbajtur peng dhe ka torturuar për 12 vite bashkëshorten e tij, raporton BBC.

Burimet e policisë raportuan se gruaja, gjithashtu gjermane, ishte gjysmë e zhveshur me kokën e rruar kur e gjetën në një dhomë gjumi në apartament, e kequshqyer dhe shumë e dobët. Brenda banesës kishte edhe një “ stol torturash".

53-vjeçarja kishte gishta dhe këmbë të thyera ndaj është dërguar për të marrë një ndihmë mjekësore në spital. 

Autori i dyshuar aktualisht ndodhet në paraburgim dhe është marrë në pyetje nga policia. Sipas dëshmisë së tij, ai thotë se gruaja ishte e sëmurë me kancer. Ndërkohë mësohet se ka qenë vetë gruaja që ka mundur të marrë në telefon policinë dhe të bëjë denoncim.

france

Sondazh

Poll