Bota

Rusia ngre akuzat e rënda: Ukraina po shet organe njerëzore në tregun e zi

Zëdhënësja e Kremlinit Maria Zakharova pohoi se Ukraina po merr organe njerëzore nga ushtarët e saj që janë vrarë në luftë dhe gjithashtu nga ata që janë gjallë, madje edhe nga fëmijët. 

7 Gusht 2023, 18:14 Nga f.i
Rusia ngre akuzat e rënda: Ukraina po shet organe njerëzore në
Maria Zakharova

RUSI- Rusia ka akuzuar Ukrainën për shitjen e organeve njerëzore në tregun e zi dhe se “vendet e NATO-s” kishin rënë dakord me Kievin për “shpërndarjen” e “pjesëve të trupit”, raportojnë mediat e huaja.

Zëdhënësja e Kremlinit Maria Zakharova pohoi se Ukraina po merr organe njerëzore nga ushtarët e saj që janë vrarë në luftë dhe gjithashtu nga ata që janë gjallë, madje edhe nga fëmijët. 

Zakharova ka pohuar se Ukraina ka klientë në vendet e BE-së dhe NATO-s që paguajnë për organet e fëmijëve, rreth 21,000 paund për zemrat dhe për veshkat 11,000 paund. Akuzat e Zakharovës nuk janë komentuar ende nga Kievi.

lufta rusi-ukraine maria zakharova

Sondazh

Poll