Bota

Të shtëna me armë në një lokal në Kosovë, ndërron jetë një person

7 Gusht 2023, 18:38 Nga f.i
Të shtëna me armë në një lokal në Kosovë,
foto ilustruese

KOSOVË- Një person ka ndërruar jetë pasi është qëlluar me armë zjarri në një lokal në Klinë të Kosovës. I plagosuri nuk ka mundur t’u bëjë ballë plagëve, dhe ka humbur jetën.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi tha për GazetaExpress se lidhur me këtë rast prokurori i Krimeve të Rënda është duke shkuar në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 16:40 policia është njoftuar se në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Nga këto të shtëna një person është plagosur dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij”, thuhej në njoftimin e policisë.

te shtena ne kosove

Sondazh

Poll