Bota

Itali/ “12 orë për të gjetur trupin e tij”, 74-vjeçarit i ranë mijëra copa djathi, zjarrfikësit gjejnë pa jetë pronarin e kompanisë

Një djathëbërës italian ka gjetur vdekjen, pasi mijëra copa djathi me peshë 40 kg secila i kanë rënë mbi kokë.

7 Gusht 2023, 17:21 Nga m.s
Itali/ “12 orë për të gjetur trupin e tij”,
viktima Giacomo Chiaparini

Një djathëbërës italian ka gjetur vdekjen, pasi mijëra copa djathi me peshë 40 kg secila i kanë rënë mbi kokë. Ngjarja ka ndodhur në Lombardi. Viktimë ka mbetur Giacomo Chiaparini, 74-vjeç. 

“Djathrat duhej t'i lëviznim me dorë. U deshën rreth 12 orë për të gjetur viktimën”, tha Antonio Duzi, kreu i departamentit të zjarrfikësve të Bergamos.

Magazina ndodhet në komunën Romano di Lombardia, në jug të Bergamos. Në të ndodheshin gjithsej 25.000 copa djathë Grana Padano, të vendosura në rafte metalikë që arrinin një lartësi prej 10 metrash. 

Mijëra copë djathi ranë, duke vrarë pronarin e kompanisë, Giacomo Chiaparini, 74-vjeç, i cili po punonte brenda në magazinë.

Shërbimi zjarrfikës është lajmëruar nga familjarët e viktimës, të cilët kanë dëgjuar zhurmën e shkaktuar nga rënia e mijërave copë djathi. Sipas Corriere della Sera, pronari ishte i vetëm në magazinë ku po piqeshin djathrat. Ai kishte shkuar të kontrollonte robotin, që i kthen dhe i lan me një sistem të automatizuar.

bergamo djathe

Sondazh

Poll