Politike

Murrizi- Spiropalit: Fukarenjtë s’të lënë të shkosh në BE, heshtët për prokurorin që iu kaloi kasetat

17 Tetor 2019, 10:24 Nga DOSJA
Murrizi- Spiropalit: Fukarenjtë s’të lënë të

TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi ka akuzuar ministren Elisa Spiropali në lidhje me rritjen e nivelit ekonopmik, për të cilin ajo foli gjatë seancës plenare që u mbajt në Kuvend.

Teksa mbajti fjalën e tij, Murrizi u shpreh se Spiropali gënjen kur flet për rritje ekonomie pasi Shqipëria nuk është një vend i begatë në këtë fushë.

Sipas deputetit është pikërisht numri i shtuar i personave të varfër, një nga pikat që pengon hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Më tej Murrizi theksoi se akuzohen hapur prokurorët por në momentin që u ‘kalojnë kasetat’, heshtin.

Paskemi jetuar në një vend të begatë. Sipas ministres shteti ynë ka punë. Por pot ë kishte punë, siç thotë ajo shqiptarët nuk do ishin arratisur drejt rrugëve të Europës.

Nuk do ishin duke vuajtur për kafshatën e bukës. Madje Franca na e tha troç, numrii  halelxhinjve në Shqipëri nuk na i hap negociatat.

U morët me tërmetin, bam këtej e bam andej. Por më pas akuzoni prokurorët. E kur ju përcjellin kasetat dhe kalojnë vetingun, heshtni (referuar prokurorit Besim Hajdarmataj që kalo vetingun dhe u rikonfrimua në detyrë)

Nuk bëhet kështu Reforma në Drejtësi jo,”- tha Murrizi ndër të tjera.

 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elisa spiropali myslim murrizi seanca plenare 17 tetor 2019 elisa spiropali myslim murrizi seanca plenare 17 tetor 2019

Sondazh

Poll