Sport

VIDEO / Dëmtim horror i djalit të Simeones që në ndeshjen e parë!

Futbollisti i ri tashmë ka një operacion dhe një rikuperim të gjatë përpara, që do të thotë se sezoni me siguri ka përfunduar për të.

7 Gusht 2023, 12:59 Nga DOSJA
VIDEO / Dëmtim horror i djalit të Simeones që në ndeshjen e

SPANJE - Giuliano Simeone, djali i vogël i futbollistit të famshëm dhe trajnerit të Atletico Madrid, Diego Simeone, pësoi një dëmtim të tmerrshëm në debutimin e tij për Alaves. Në një ndeshje miqësore ndaj Burgos, fatkeqi Simeone është goditur rëndë nga futbollisti kundërshtar Jose Matos.

Matos rrëshqiti brutalisht në këmbët e lojtarit 20-vjeçar të Alaves nga pas dhe e dëmtoi rëndë. Pamja ishte e tmerrshme! Ndërkohë që Xhuliano fatkeq përpëlitej nga dhimbja, lojtarët e të dyja skuadrave u kapën me njëri-tjetrin.

Ekipi mjekësor e ka ndihmuar menjëherë në fushë dhe më pas është dërguar me urgjencë në një spital aty pranë. Futbollisti i ri tashmë ka një operacion dhe një rikuperim të gjatë përpara, që do të thotë se sezoni me siguri ka përfunduar për të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll