Aktualitet

Vrasja e Luljeta Prezës në Durrës, nëna e Aldo Brahimit: Nëse e ka kryer krimin të marrë dënimin që i takon. Gjykata lë në burg 1 të dyshuarit kryesorë

Njerku i tij, tregoi se Brahimi kishte 1 muaj që nuk shkonte në shtëpi, në Grabjan të Lushnjes. 

7 Gusht 2023, 12:29 Nga k.m.
Vrasja e Luljeta Prezës në Durrës, nëna e Aldo Brahimit:
Luljeta Preza

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj Aldo Brahimit dhe Ylli Grabovari, autorët e dyshuar të vrasjes së Luljeta Prezës. Në dëshminë e tyre të parë të dy autorët e kanë mohuar vrasjen, ndërsa përpara togave të zeza  janë shprehur se nuk mbajnë mend se çfarë ka ndodhur.

 Para gjykatës në Durrës ishin familjarët e 22-vjeçarit Brahimi. Mamaja e tij, Donika kërkoi dënimin maksimal për të birin, nëse vërtetohet se ai ka kryer vrasjen e se nëse është e vërtetë që ai ka vrarë 32-vjeçaren Preza, atëherë “të kalbet brenda” në burg.

Unë kam ardhur për djalin. Nuk e di, është e vërtetë apo jo. Nuk e di. Djali im është Aldo Brahimi. Nëse është e vërtetë, të kalbet brenda në qoftë se ka bërë djali im. Dua që të verifikohet kjo punë. Mblidhte kanaçe dhe pagure, e dinte tërë Fieri që ai mblidhte pagure, po ushqeheshe. Nuk është nga Durrësi. Jetojmë në Grabian. Kemi ardhur nga Lushnja. Më morën këta nga Durrësi. Më morën edhe burrin atje brenda. Më pyetën ku e ke djalin, unë i thashë vajti për pagure. Nuk është i martuar dhe nuk ka as fëmijë,”- tha Donika Hamzai.

Ndërsa njerku i tij, tregoi se Brahimi kishte 1 muaj që nuk shkonte në shtëpi, në Grabjan të Lushnjes. 

“Unë jam me raport, kam ardhur këtu në Durrës, më dërgoi gruaja. Vajta te ura, e kërkova. Më thanë hajde këtu. Çfarë kërkon më thanë mua, Aldi i thashë unë. Po mbiemrin? Brahimi. Se ai nuk është djali im i vërtetë, është i gruas. E kërkova pas ngjarjes. Unë vajta rastësisht aty. Më thirrën aty pastaj mua. E kërkoj që po bën rreth një muaj i larguar nga shtëpia. Ishim bërë merak. E dinim që punonte. Ai kishte ikur nga Fieri, iku këtej pa dijeninë time. Ishte hera e dytë që largohej nga shtëpia,”- tha Sabri Hamzai.

aldo brahimi luljeta preza

Sondazh

Poll