Aktualitet

Koha e kthjellët por nuk përjashtohen vranësirat dhe reshjet e shiut, moti për ditën e sotme

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 28°C.

7 Gusht 2023, 07:19 Nga I.A
Koha e kthjellët por nuk përjashtohen vranësirat dhe reshjet e
Foto ilustruese

TIRANË- Shqipëria do të paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë territorin e vendit, por pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të sjelle vranësira nëpër të gjithë vendin, më të dendura në ekstremin Jugor si edhe zonat Juglindor.

Parashikohet, stabilitet i atmosferës gjatë orëve të vona të mbrëmjes dhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 28°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 11 km/h nga drejtimi Verio dhe Veriperëndimor duke krijuar ne Adriatik dhe Jon dallgëzim 1- 2 ballë.

moti sot

Sondazh

Poll