Art&Argëtim

Harroi pasaportën në çantën e vajzës, Alketa Vejsiu bëhet ‘ilegale’ në Zvicër

Megjithatë një zgjidhje e ka gjetur...

5 Gusht 2023, 16:28 Nga k.m.
Harroi pasaportën në çantën e vajzës, Alketa Vejsiu
Alketa Vejsiu

TIRANË- Moderatorja Alketa Vejsiu është përballur me një situatë të sikletshme në Zvicër, teksa po udhëtonte me vajzën e saj. Përmes një postimi në rrjetin social ‘Instagram’, Alketa ka treguar se ka përfunduar në polici pasi kishte harruar pasaportën në çantën e vajzës së saj, duke e kthyer moderatoren e njohur si "ilegale" në Zvicër.

Megjithatë një zgjidhje e ka gjetur...

"1 orë në Polici në një stacion treni të Zvicrës që s'do me bjerë më rruga në jetë besoj. Kisha harruar pasaportën në çantën e vajzës që nuk udhëtonte me mua...Quhesha ilegale në Zvicër. E para herë në jetë që harroj pasaportën, e ndodh në vendin më të skatë të botës. Tani duhet dikush të më sjellë pasaportën këtu se nuk lëviz dot. Por të paktën më dhanë leje qëndrimi të përkohshme. Me fat që kisha policë të mbarë. Negociova me 8 policë zviceran. Dhe më lejuan. Dasmën e kap në kohë besoj,"-shkruan moderatorja në postimin e saj në Instagram.

POSTIMI NË INSTAGRAM:

Harroi pasaportën në çantën e vajzës, Alketa Vejsiu

alketa vejsiu

Sondazh

Poll