Art&Argëtim

"Simbol i rezistencës së agresionit rus"! Humbi syrin gjatë luftës, modelja ukrainase në kopertinën e 'Playboy'

Përmes disa pozave me bikini metalike dhe me një fashë në syrin që e humbi gjatë një sulmi në Kiev në ditët e para të pushtimit, modelja Iryna Bilotserkovets paraqet simbolin e rezistencës në Ukrainë.

4 Gusht 2023, 13:33 Nga f.i
"Simbol i rezistencës së agresionit rus"! Humbi syrin
Iryna Bilotserkovets

UKRAINË- Modelja ukrainase dhe prezantuesja televizive, Iryna Bilotserkovets, pasi iu nënshtrua katër operacioneve në një spital të Berlinit dhe mbeti me një sy të humbur, nofull të thyer dhe shumë plagë mbi trupin e saj, ka ‘pushtuar’ kopertinën e revistës Playboy.

Përmes disa pozave me bikini metalike dhe me një fashë në syrin që e humbi gjatë një sulmi në Kiev në ditët e para të pushtimit, modelja Iryna Bilotserkovets paraqet simbolin e rezistencës në Ukrainë, shkruan Dailymail.

"Simbol i rezistencës së agresionit rus"! Humbi syrin

Modelja, nëna e tre fëmijëve teksa ka folur për revistën ka kujtuar veten se si ndihej për herë të parë pas operacionit.

“Mua më mungonte një sy dhe flokët i kisha të rruara nga operacioni. Qepje, plagë, plagë kudo. Unë isha thjesht përbindëshi i Frankenshtajnit. Më ishte copëtuar nofulla. Nuk ishte fjala për të ruajtur bukurinë time, ishte çështja nëse do të jetoja apo jo. Mjekët në Ukrainë thanë se ndoshta do të vdisja”, rrëfeu ajo.

iryna bilotserkovets lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll