Art&Argëtim

Pas divorcit të aktores, Tom Cruise dëshiron një shans të dytë nga Sofia Vergara

4 Gusht 2023, 13:07 Nga f.i
Pas divorcit të aktores, Tom Cruise dëshiron një shans të
Tom Cruise dhe Sofia Vergara

SHBA- Pak ditë nga lajmi i ndarjes nga bashkëshorti Joe Manganiello, aktorja Sofia Vergara është futur sërish në preferencat e Tom Cruise. Tom Cruise dyshohet se dëshiron të rilidhet me Sofia Vergara, raportojnë mediat e huaja.

“Ata kanë një histori tashmë, edhe nëse ishte më shumë një dashuri e shkurtër sesa një romancë” -tha një burim për revistën Heat në Mbretërinë e Bashkuar, sipas The Mirror.

Kujtojmë se dyshja disa vite më parë kanë pasur një romancë dashurie, ndërsa më pas ylli i “Top Gun” ra në dashuri me Katie Holmes. Cruise shpesh ndihej fajtor që i dha fund romancës me Vergarën dhe nisi më pas një romancë me Katie Holmes në vitin 2006.

tom cruise sofía vergara

Sondazh

Poll