Art&Argëtim

FOTOT/ Rita Ora dhe Taika Waititi festojnë përvjetorin e parë të martesës, pubikojnë pamjet e para nga ceremonia e dasmës

Në përvjetorin e parë të martesës, çifti i famshëm kanë ndarë me revistën “Vogue” albumin e dasmës.

4 Gusht 2023, 21:30 Nga I.A
FOTOT/ Rita Ora dhe Taika Waititi festojnë përvjetorin e parë
Rita Ora dhe Taika Waititi

SHBA- Rita Ora dhe Taika Waititi janë martuar rreth një vit më parë, saktësisht më 4 gusht. Ceremonia e dasmës së tyre ishte private me një grup të vogël miqsh në Los Angeles. Në përvjetorin e parë të martesës, çifti i famshëm kanë ndarë me revistën “Vogue” albumin e dasmës.

“Gëzuar përvjetorin, Rita Ora dhe Taika Waititi! Për të festuar ditën e tyre të veçantë, çifti ka ndarë me Vogue albumin e tyre të dasmës të paparë më parë”, shkruan Vougue.

Ata u takuan për herë të parë në shtëpinë e regjisorit në Los Angeles në vitin 2021, kur të dy po xhironin në Australi. Rita ndërkohë ia bëri propozimin gjatë pushimeve në Palm Springs në verën e vitit 2022 dhe ata më pas planifikuan një martesë të improvizuar që do të mbahej në Los Angeles disa javë më vonë.

rita ora taika waititi

Sondazh

Poll