Art&Argëtim

E trishtë! Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Celine Dion: Asnjë medikament nuk po bën efekt

Ajo ka treguar se tani këngëtarja po përpiqet të gjejë ilaçe që i bëjnë mirë.

4 Gusht 2023, 12:58 Nga f.i
E trishtë! Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Celine
Celine Dion

SHBA- Gjëndja shëndetësore e këngëtares Celine Dion, duket se është përkeqësuar. Motra e Celine Dion, Claudette, ka ndarë një tjetër lajm lidhur me gjendjen e saj, e cila vuan nga një çrregullim i rrallë neurologjik që shkakton spazma të pakontrolluara të muskujve.

Claudette rrëfeu se motra tjetër e tyre Linda është shpërngulur në shtëpinë e Celine, dhe jeton aty bashkë me tre djemtë e saj, Rene-Charles, Eddy dhe Nelson. Ajo ka treguar se tani këngëtarja po përpiqet të gjejë ilaçe që i bëjnë mirë.

"Kur e telefonoj dhe ajo është e zënë, flas me motrën time Linda që jeton me të dhe ajo më thotë se po punon shumë. Ajo dëgjon nga studiuesit kryesorë në fushën e kësaj sëmundjeje të rrallë. Sinqerisht mendoj se ajo më së shumti ka nevojë të pushojë. Ajo gjithmonë përpiqet të jetë më e mira dhe më e mira. Nuk mund të gjejmë asnjë ilaç që funksionon, por shpresa është e rëndësishme,”-u shpreh motra e këngëtares.

celin dion

Sondazh

Poll