Aktualitet

FOTO/ Bledar Toçi në qeli, u ndalua se shpërndante kokainë nëpër burg, misteri i lirimit dhe ‘falja’ nga policia

17 Tetor 2019, 12:30 Nga DOSJA
FOTO/ Bledar Toçi në qeli, u ndalua se shpërndante kokainë

KAVAJE- Shefi i sigurisë së Burgjeve Bledar Toçi, nuk e kishte kontaktin e parë me kokainën natën e 9 tetorit, kur me armën e tij të shërbimit, tip pistoletë, qëlloi 17 herë mbi mikun e tij, Dritan Haxholli. Dosja.al, që e ka ndjekur që prej raportimit fillestar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Kavajë, është interesuar dhe ka hulumtuar për të gjetur shkaqet e vërteta të vrasjes. Të dhënat janë të shumta, por fillimisht sot do të ndalemi tek një episod që lidhet me trafikun e kokainës në burgje nga Bledar Toçi. Si për të paraprirë një depërtim të medias brenda administratës në Burgje, drejtori i Burgjeve Agim Ismaili, nxitoi të justifikohej dje kur tha: Ka oficerë që shesin drogë tek të burgosurit, por ky nuk është rasti…

Në fakt, Ismaili ka gënjyer. Burime të sigurta, pranë Policisë së Durrësit i thanë Dosja.al se Toçi ishte ndaluar të paktën 2 herë nga Policia për shkak se është kapur gjatë kontrolleve në burgje teksa ka patur me vete doza me kokainë, të dyshuara se do të shiteshin tek të burgosurit. E tillë është edhe kjo foto, e siguruar nga Dosja.al, që i përket njërit prej arrestimeve të Bledar Toçit.

Ajo që është ende e paqartë është mënyra sesi Toçi jo vetëm ka fituar lirinë, por edhe ka vijuar që të jetë në detyrë. Burime nga Policia, i thanë në koefidencialitet Dosja.al, se Toçi është liruar për shkak të ndëhyrjeve të shumta që ka patur, por edhe të lidhjeve të tij në polici dhe politikë.

Aktualisht, polici është nën masën e arrestit me burg, e cila ende nuk është ekzekutuar pasi Toçi ndodhet në spital, pas plumbit që mori në qafë gjatë përplasjes në apartamentin duplex të Marsida Qatjas, nga viktima Dritan Haxholli.

Ngjarja ndodhi në banesën e parukieres 30-vjeçare, për të cilën sot gjykata caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, për shkak se Qatja ka një fëmijë 2 vjeç. Hetimet për ngjarjen vazhdojnë, ndërkohë që pistat e hetimit tashmë janë dy. Ndryshe nga sa u raportua fillimisht se ngjarja ka ndodhur për shkaqe xhelozie, tashmë grupi i hetimit është fokusuar edhe tek prishja e pazareve të drogës, pasi grupi i Toçit përfshirë edhe të vëllain dhe dy djemtë që u gjetën te banesa e Marsidës kishin mbi 4 muaj që ishin nën përgjim.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestimi i bledar tocit bledar toci droge ne burgje arrestimi i bledar tocit bledar toci droge ne burgje

Sondazh

Poll