Aktualitet

Dosja Babale/ Belgjika i refuzoi kërkesën për azil, Albert Veliu do të ekstradohet drejt Shqipërisë

17 Tetor 2019, 10:33 Nga DOSJA
Dosja Babale/ Belgjika i refuzoi kërkesën për azil, Albert Veliu

TIRANË– Albert Veliu i njohur ndryshe edhe si “Babalja” do të ekstradohet drejt Shqipërisë. Dosja.al mëson se nga përgjigjia që Ministria e Drejtësisë i ka kthyer përgjigje Gjykatës së Tiranës është mësuar se Veli që u prangos në Belgjikë, pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë.

Ministria e Drejtësisë shton më tej se Albert Veliu është arrestuar në Belgjikë për qëllimi ekstradimi dhe procedurat kanë nisur.

Nga ana tjetër Prokuroria ka kërkuar që seancat për Veliun të shtyhen deri kur ai të mbërrijë në vendin tonë. Gjykata e ka pranuar këtë kërkesë dhe seanca e radhës është do të zhvillohet më datë 30 tetor në orën 13.30.

Pak javë më parë, Belgjika i refuzoi kërkesën për azil politik Albert Veliut.

Albert Veliu, u largua nga vendi pak kohë pas publikimit të audio përgjimit, kur PD pretendoi se Veliu fliste me vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafës, Geron Xhafën, për një rast të trafikut të drogës.

Nga ana tjetër, i pandehuri Alfred Alizoti, u shpreh gjatë seancës së fundit gjyqësore se “Bbalja” është pritur në Belgjikë nga të afërm të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Alizoi tha se ishte Salianji ai që e kishte informuar për këtë gjë, kurse ish-deputeti i OD-së u shpreh se shumë shpejt do të bëjë publike dokumente që tregojnë falsifikimin e këtij procesi. Në një komunikim për mediat, Salianji tha se Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me drejtuesit e lartë të policisë ka falsifikuar mostrat e zërit të të dënuarit Agron Xhafaj duke dërguar në Angli pjesët e Alfred Alizotit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albert veliu ekstradimi i albert veliut albert veliu ekstradimi i albert veliut

Sondazh

Poll