Aktualitet

“Fal dashuri”, nxënësit në Luzin e Kavajës bëhen bashkë për bamirësi, si e ndihmuan shoqen e tyre jetime

17 Tetor 2019, 11:39 Nga DOSJA
“Fal dashuri”, nxënësit në Luzin e Kavajës

KAVAJË– Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Qamil Xhani” kanë organizuar një fushatë sensibilizimi për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Në një video të publikuar në Facebook, disa nga vajzat e kësaj shkollë shihen të rreshtuara në një klasë teksa në duar mbajnë kartona me shkrime sensibilizuese.

Të bëhemi bashkë për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Të japim pak nga vetja që të kuptojmë se çdo të thotë ndjenja e mirësië. Bëhu human, fal dashuri! Bamirësia nuk të varfëron,”- dëgjohen teksa thonë vajzat në video.

Ndërkohë krahas videos shkruhet se nxënësit e kësja shkolle kanë ndihmuar shoqen e tyre, e cila është jetime.

“Shkolla 9-vjeçare “Qamil Xhani” organizoi një fushatë sensibilizimi për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Nxënësit ndihmuan një shoqen e tyre që është jetime. Këtë nismë e organizoi senati i shkollës bashkë me kordinatoren Enkeleda Lena dhe psikologia Elona Kollçaku,”- shkruhet në status.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kavaje luzi i kavajes luzi i vogel nxenesit e shkolles qamil xhani sensibilizimi ndaj te varferve kavaje luzi i kavajes luzi i vogel nxenesit e shkolles qamil xhani sensibilizimi ndaj te varferve

Sondazh

Poll