Aktualitet

Apeli i Krimeve të Rënda lë në fuqi dënimin për Klement Balilin, Eskobari i Ballkanit do vuajë 10 vite burg

17 Tetor 2019, 12:10 Nga DOSJA
Apeli i Krimeve të Rënda lë në fuqi dënimin për

TIRANË- Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka rrëzuar kërkesën e Klement Balilit, i njohur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”, duke lënë në fuqi, vendimin e shkallës së parë. Kështu, gjykata ka dënuar Balilin me 14 vite burg, por për shkak të konvertimit, ai është dënuar me 10 vite burg, për shkak të gjykimit me procedurë të shkurtuar. Balili u dorëzua në polici më 15 janar 2019, pas 2 viteve në arrati. Ai është gjetur fajtor për trafik të lëndëve narkotike, ‘pastrim parash’, ‘grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘refuzimi i deklarimit të pasurisë’. Balili nuk ka qenë i pranishëm sot në seancë, ndërsa vendimi u ankimua nga mbrojtja e Balilit, që kërkoi pafajësi.

Po kush është Klement Balili?

Klement Balili ka qenë për 2 vite Drejtor i Drejtorisë së Transporteve në qytetin e Sarandës në 2016, emëruar nga LSI-ja.

Pikërisht në këtë vit nisi edhe historia. Mediat greke në 2016 pohuan se një sasi prej 700 kilogramë Cannabis Sativa që u sekuestrua asokohe në vendin helen i përkiste Kelment Balilit, të cilin e quajtën edhe “Escobari i Ballkanit”. Hetimi ndaj Balilit në Greqi, është bërë nga “DEA” amerikane dhe policia greke.

Në këtë hetim, DEA amerikane e policia greke, janë asistuar edhe nga policia shqiptare. Balili të vetmen dalje publike e ka në 2016 duke mohuar akuzat e drejtësisë greke më pas u arratis, pasi u shpall në kërkim.

Ai është pronar i disa bizneseve duke filluar nga “Santa Quaranta” në Sarandë, hotel Olivia në bregdetin e Butrintit, ndërkohë që së bashku me vëllezërit e tij ka qenë pronar i shoqërisë së sigurisë private “Balili shpk” në qarkun e Vlorës dhe disa bizneseve të tjera. Për arrestimin e Balilit nuk kanë munguar dhe qëndrimet e selive diplomatike. Ish-ambasadori amerikan Donald Lu gjatë mandatit që shërbeu në Shqipëri e cilësoi “peshk i madh”.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet apeli per krimet e renda denimi i klement balilit klement balili apeli per krimet e renda denimi i klement balilit klement balili

Sondazh

Poll