Bota

Shans i dytë! Të burgosurit në SHBA do të mësojnë si të prodhojnë filma

Sipas programit, ata kanë mësuar të përdorin kamera dhe të punojnë në montazh dhe skenar.

5 Gusht 2023, 13:01 Nga f.i
Shans i dytë! Të burgosurit në SHBA do të mësojnë
foto ilustruese

SHBA- Të burgosurve në burgun shtetëror të San Quentin, po u jepet shansi të bëhen regjisorë, shkruan Idipendent.

Sipas një projekti të ri, të burgosurit në burgun e meshkujve në Kaliforni po mësojnë aftësitë e prodhimit të filmit dhe televizionit. Sipas programit, ata kanë mësuar të përdorin kamera dhe të punojnë në montazh dhe skenar.

Programi është mbështetur nga producenti i Hollivudit, Scott Budnick dhe themelues i Koalicionit Anti-Recidivism. Koalicioni Anti-Recidivism është një organizatë jofitimprurëse që promovon reformën e drejtësisë penale në mënyrë që të rinjtë e burgosur të mund të punojnë për të mbështetur njëri-tjetrin.

 

te burgosurit ne shba shba

Sondazh

Poll