Bota

Tensionet në veri/ Ish-kryetari i KQZ-së: Kryetarët e katër komunave duhet të japin dorëheqje

5 Gusht 2023, 11:13 Nga f.i
Tensionet në veri/ Ish-kryetari i KQZ-së: Kryetarët e katër
foto ilustruese

KOSOVË- Njohësi i proceseve zgjedhore, njëherësh ish-kryetar i KQZ-së, Mazllum Baraliu ka kërkuar dorëheqjen e kryetarëve të komunave në veri, pasi shkarkimi përmes peticionit qytetar zvarrit shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Mazllum Baraliu thotë për KosovaPress se  pavarësisht nisjes së procedurave për hartimin e një udhëzimi administrativ për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave në veri, duhet një marrëveshje politike që këta të fundit të japin dorëheqje, pasi stërzgjatja e zgjedhjeve të reja në veri i shkon përshtat vetëm Serbisë.

Qeveria e Kosovës gjatë kësaj jave ka nisur procedurat për largimin e kryetarëve të zgjedhur në veri të Kosovës dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal si përgjegjëse e çështjeve të pushtetit lokal ka formuar një grup punues për hartimin e një udhëzimi administrativ për për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave. Ky udhëzim administrativ është thënë se do të hartohet deri më 1 shtator.

 

mazllum baraliu tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Bota 5 Gusht 2023, 10:44 I.A

E ardhmja e luftës

Foto ilustruese Luftërat e mëdha janë një tragjedi për njerëzit dhe vendet që luftojnë. Ato gjithashtu shndërr...

Bota 5 Gusht 2023, 10:28 I.A

Luftërat e përmasave

Foto Ilustruese SHBA- Qeveritë janë në luftë me biznesin e madh. Së fundmi, presidenti amerikan Joe Biden, si shumë politikan...