Bota

Pushimet në Itali kthen në tragjedi! Përplaset skafi, humb jetën presidentja e shtëpisë botuese "Bloomsbury USA"

5 Gusht 2023, 12:35 Nga f.i
Pushimet në Itali kthen në tragjedi! Përplaset skafi, humb
pamje nga vendngjarja

ITALI- Adrienne Vaughan, presidente e "Bloomsbury USA", degës amerikane të Bloomsbury Publishing, shtëpisë botuese britanike që botoi romanet Harry Potter, humbi jetën gjatë pushimeve me familjen e saj. CNN raporton se skafi me të cilin ato udhëtonin u përplas me një varkë me vela dhe fatkeqësisht Adrienne humbi jetën.

Kapiteni i skafit nuk ka rezultuar pozitiv për asnjë substancë dhe nuk është nën hetim, tha prokuroria. Të dyja varkat po i afroheshin zonës Fiordo di Furore të Bregut të Amalfit rreth orës 18:00 sipas kohës lokale të së premtes kur ndodhi aksidenti.

Vaughan u hodh në ujë dhe vdiq pasi u plagos nga helikat e Tortugës, konfirmoi zyra e prokurorit të Salernos. Njësia e Rojës Bregdetare Amalfi iu përgjigj aksidentit.

 

 

adrienne vaughan shba

Sondazh

Poll

Bota 5 Gusht 2023, 10:44 I.A

E ardhmja e luftës

Foto ilustruese Luftërat e mëdha janë një tragjedi për njerëzit dhe vendet që luftojnë. Ato gjithashtu shndërr...