Bota

I dyshuar për krime lufte në Kosovë, arrestohet ish-shefi i policisë serbe

5 Gusht 2023, 11:09 Nga f.i
I dyshuar për krime lufte në Kosovë, arrestohet ish-shefi i
foto ilustruese

KOSOVË- Policia e Kosovës tha të premten se ka arrestuar një qytetar serb nën dyshimet për përfshirje në krime lufte gjatë viteve 1998-1999. Në një njoftim të policisë thuhet se M.P. u arrestua mbrëmjen e së premtes në Merdar, vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në periudhën e luftës në Kosovë, sipas njoftimit të policisë, ai shërbente si kryeshef i policisë serbe në komunën e Istogut, rreth 80 kilometra në perëndim të Prishtinës. Policia tha se të arrestuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, por nuk dha më shumë hollësi për identitetin e as veprat për të cilat është i dyshuar.

Mbi 10 mijë veta u vranë dhe mbi 5 mijë llogariteshin të zhdukur në fund të luftës në Kosovë e cila mori fund me ndërhyrjen e forcave të NATO-s, që u dhanë fund mizorive të forcave serbe. Nëntë vjet pas luftës Kosova shpalli pavarësinë e saj me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore euro-perëndimore, ndërsa kundërshtohet nga Beogradi i mbështetur nga Moska.

Marrë nga VOA

arrestohet ish-shefi i policisë serbe

Sondazh

Poll

Bota 5 Gusht 2023, 10:44 I.A

E ardhmja e luftës

Foto ilustruese Luftërat e mëdha janë një tragjedi për njerëzit dhe vendet që luftojnë. Ato gjithashtu shndërr...

Bota 5 Gusht 2023, 10:28 I.A

Luftërat e përmasave

Foto Ilustruese SHBA- Qeveritë janë në luftë me biznesin e madh. Së fundmi, presidenti amerikan Joe Biden, si shumë politikan...