Bota

Tekat e motit në Gjeorgji, 11 të vdekur nga rrëshqitja e tokës

Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zourabichvili, u shprehu ngushëllime familjeve të të vdekurve.

5 Gusht 2023, 12:48 Nga I.A
Tekat e motit në Gjeorgji, 11 të vdekur nga rrëshqitja e
rrëshqitja e tokës

GJEORGJI- Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe 25 të tjerë janë zhdukur, si pasojë e rrëshqitjes së tokës në qytetin turistik, Shovi, në Gjeorgji. Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zourabichvili, u shprehu ngushëllime familjeve të të vdekurve.

Zourabichvili u bëri thirrje gjeorgjianëve më 4 gusht që të jenë të bashkuar “për këtë tragjedi të madhe... dhe t’u ndihmojnë të prekurve ta tejkalojnë këtë periudhë të rëndë."

Shovi, një vend turistik malor i njohur për ujin mineral, u godit nga rrëshqitja e tokës dhe baltës më 3 gusht, e cila i shkatërroi infrastrukturën, urat dhe rrugët. Dita e hënë, 7 gusht, është shpallur ditë zie në Gjeorgji. Në operacionet e kërkimit në Shov është përfshirë edhe ushtria e vendit.

Marrë nga REL

11 te vdekur ne gjeorgji salome zourabichvili

Sondazh

Poll