Aktualitet

Dosja e SPAK/ “E bëra për ty, nuk më ngrenë ato 1500 euro”, zbulohen bisedat me Pëllumb Gjokën, përmendet dhe Reban Jaupi

Në dosjen e publikuar nga 'Balkanweb' Biznesmeni Pëllumb Gjoka në komisariatin nr.2 në Tiranë kishte një kazino, që nuk lejohej nga ligji dhe për të cilën, sipas përgjimeve në dosjen e SPAK ishte ankuar vetë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi.

4 Gusht 2023, 21:58 Nga I.A
Dosja e SPAK/ “E bëra për ty, nuk më ngrenë ato 1500
Reban Jaupi

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga operacioni 'Metamorfoza', ku përmendet biznesmeni Pëllumb Gjoka. Në dosjen e publikuar nga 'Balkanweb' Biznesmeni Pëllumb Gjoka në komisariatin nr.2 në Tiranë kishte një kazino, që nuk lejohej nga ligji dhe për të cilën, sipas përgjimeve në dosjen e SPAK ishte ankuar vetë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi.

Por këtë kazino Oltion Bistri refuzonte nga mbyllte, pasi i kishte dhënë fjalën Gjokës. Në përgjimet e SPAK del disa herë emri “Rebani”, si dhe emri “Ardi”, një tjetër polic që përmendet në komunikimet mes Bistrit dhe Pëllumb Gjokës.

Sipas dosjes, Bistri i thotë pronarit të kazinosë, Pëllumb Gjokës, “ka frikë rebaniu se i paskan thënë për këtë rastin dhe është tremb”, apo “ik fli tani apo ke puntorë brenda? Kush është klienti më i fortë? I ke marrë ndonjë tajvanit? Ty të duhen me lek, jo ata që s’i lënë andej. Ata që si lënë janë të mbaruar. Prit një herë të mbarojë aksioni. Unë e bëra për ty këtë se smë ngrenë ato 1500 euro që marr. Se veç për ty e lashë. është muhabet vk. Edhe për anë morale më tepër. Se vetëm stres. Vetëm këto sa bëjnë ti lutem rebos aman. Ai lekët do marri dhe kot i merr. Se di pse ka frikë” i shkruan Bistri Pëllumb Gjokës.

Në datën 20 shkurt të vitit 2020, në një bisedë të përgjuar Bistri i shkruan Gjokës: “tani do fillojë për pak, ik futu gjëkundi se s’i dihet, mos rri në qarkullim dhe fike telefonin. po kot mos si dihet. se di. akoma sna i kanë sjellë emrat dhe vendet. Dr tha do e heq pikën nga lista. jo e din rebua vete ska nevojë”

Në atë kohë Rebani Jaupi ishte Drejtor i Policisë së Tiranës dhe informacionet që vinin për Pëllumb Gjokën kanë të bëjnë me një operacion të quajtur “Fati i lojrave”. Duket se Bistri sugjeron se Drejtori i policisë do ta heqë pikën e Pëllumb Gjokës nga lista e kontrolleve për lojerat e paligjshme të fatit.

 

 

 

rebani jaupi pellumb gjoka

Sondazh

Poll