Aktualitet

Fotoja e Tahirit dhe Balilin dhe Bajrin, Policia e Burgjeve: Personat vuanin dënimin në 'IEVP Kosova', s'ka asnjë shkelje të rregullave

Po ashtu theksohet se në këtë burg ushimi konsumohet në dhomë dhe se personat në foto kanë qenë të akomoduar në të njëjtin sektor.  

4 Gusht 2023, 17:37 Nga I.A
Fotoja e Tahirit dhe Balilin dhe Bajrin, Policia e Burgjeve: Personat vuanin
Saimir Tahiri, Klement Balili dhe Safet Bajri

TIRANË- Drejtoria e Burgjeve ka reaguar për foton e publikuar ditën e sotme, ku shihet ish-Ministri Saimir Tahiri duke drekuar së bashku me Klement balilin dhe Safet Bajrin. Sipas drejtorisë së Burgjeve, fotoja është bërë në burgun Kosova në Lushnje, ku personat vuanin dënimet e tyre. Po ashtu theksohet se në këtë burg ushimi konsumohet në dhomë dhe se personat në foto kanë qenë të akomoduar në të njëjtin sektor.  

Njoftimi i Drejtorisë së Burgjeve:

Sqarim i opinionit publik! Dëshirojmë t’ju informojmë se personat në fotografi, në kohën kur është bërë kjo foto, vuanin dënimin me statusin e ‘të burgosurit’ në IEVP ‘Kosova e Lushnjes’. Këta të burgosur kanë qenë të akomoduar në të njëjtin sektor dhe është e rëndësishme të theksojmë se në këtë IEVP, ushqimi shërbehet gjithmonë në dhomat e të dënuarve, pasi nuk ekziston një ambient i veçantë (menzë kolektive) për ngrënien e ushqimit, por konsumohet vetëm në dhomat e tyre. Në lidhje me pretendimet për pije alkoolike, është e dukshme që në tavolinë janë shishe me ujë, si dhe gota me pije freskuese.

Në asnjë rast nuk ka pasur shkelje, dhe në bazë të rregulloreve, konsumimi i verës apo pijeve alkoolike është i ndaluar në të gjitha IEVP-të në vendin tonë. Fotografia në fjalë ka qënë pjesë e disa fotografive të bëra nga personeli i IEVP “Kosovë e Lushnjes”, gjatë ndjekjes së një dite normale në Institucion, konform rregulloreve ne fuqi. Në të njëjtën kohë, dëshirojmë të bëjmë të ditur se ky institucion është përgjatë gjithë kohës i monitoruar nga SHKBB dhe mekanizmat monitorues. Drejtoria e Burgjeve ju falenderon për ndjeshmërinë dhe është e hapur për adresimin e saktë të çdo shqetësimi me ndjeshmëri të lartë publike. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, Me respekt, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve”

klement balili saimir tahiri safet bajri

Sondazh

Poll