Aktualitet

ME VIDEO/ Vodhi bankën dhe kërcënoi me thikë efektivët, del MOMENTI kur policia greke qëllon grabitësin shqiptar

Sipas mediave greke, 38-vjeçari që grabiti një bankë u qëllua nga një punonjës policie dhe ndërkohë që kishte paraprirë një ndjekje.

4 Gusht 2023, 11:57 Nga k.m.
ME VIDEO/ Vodhi bankën dhe kërcënoi me thikë efektivët,
Foto ilustruese

GREQI- Ditën e sotme kanë dalë pamje të momentit ku u qëlluar nga efektivët e policisë greke, 38-vjeçar shqiptar Elton Zoto, i cili tentoi të grabisë një bankë. Sipas mediave greke, 38-vjeçari që grabiti një bankë u qëllua nga një punonjës policie dhe ndërkohë që kishte paraprirë një ndjekje.

Videoja e MEGA tregon se si grabitësi shqiptar 38-vjeçar lëviz kërcënues drejt policit, duke mbajtur një thikë. Policia shihet në momentin që përdor armën dhe e plagos në bark.

Ngjarja ka ndodhur në orën 11.15 të mëngjesit të së martës, kur autoritetet morën një telefonatë për grabitje në një filial banke në rrugën Achilleos. Grabitësi më pas i kërcënoi me thikë dhe pasoi një përleshje në të cilën njëri nga oficerët e qëlloi burrin, duke e plagosur në bark.

elton zoto

Sondazh

Poll