Aktualitet

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Granit Gjana do të pyetet në Prokurorinë e Posaçme për çështjen e ish-kryebashiakut Safet Gjici, i cili ndodhet në burg pas përfshirjes në një skandal seksual.

4 Gusht 2023, 11:55 Nga k.m.
Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon
Granit Gjana në Spak

TIRANË- Zëvendëskryetari i Bashkisë së Kukësit, Granit Gjana, është paraqitur këtë të premte në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon
Granit Gjana

Mësohet se Granit Gjana do të pyetet në Prokurorinë e Posaçme për çështjen e ish-kryebashiakut Safet Gjici, i cili ndodhet në burg pas përfshirjes në një skandal seksual.

Safet Gjici u vu në pranga për "korrupsion pasiv", pasi dyshohet se ka favorizuar Alma Kaçin, duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet. Vetë 40-vjeçarja ka pranuar se donte nga Gjici tenderin e qenve, ndërsa ish-kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur ligjin. Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin, përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale. 

granit gjana safet gjici videoja e safet gjicit

Sondazh

Poll