Tërheqja e efektivëve nga komunat në Veri, reagon Kurti: Po zbatojmë marrëveshjen e Bratisllavës!
Albin Kurti KOSOVË- Policia e Kosovës ka njoftuar tërheqjen e 25 për qind të policëve nga veriu i vendit. Ky vendim &eum...
Të dy mund të lëvizin lirshëm nëpër Bukuresht dhe rrethin ku jetojnë.
RUMANI- Influenceri Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan kanë qenë në arrest shtëpiak që nga marsi dhe u akuzuan në qershor, por tani janë lënë të lirë nga Gjykata rumene. Të dy mund të lëvizin lirshëm nëpër Bukuresht dhe rrethin ku jetojnë. Megjithatë do të qëndrojnë nën kontrollin gjyqësor për 60 ditë; e po ashtu do duhet të raportojnë në Polici sa herë që do kërkohen.
Atyre u ndalohet gjithashtu të kontaktojnë dy bashkëpunëtorët rumunë të akuzuar për të njëjtat vepra penale; dëshmitarët ose viktimat e supozuara ose familjet e tyre. Shkelja e këtyre rregullave mund të rezultojë në kthimin e tyre në "arrest shtëpie" ose paraburgim.
Vëllezërit u arrestuan në dhjetor dhe po hetohen për përdhunim, trafikim njerëzish dhe formim të një grupi krimi të organizuar. Të dy i kanë mohuar akuzat. Që nga fillimi i hetimeve prillin e kaluar, 6 gra janë identifikuar nga prokurorët si viktima. Megjithatë, asnjë akuzë nuk është ngritur ende ndaj vëllezërve apo dy bashkëpunëtorëve rumunë që u arrestuan përkrah tyre.
Në vitin 2016, Tate, një ish-kikboksier britaniko-amerikan, u përjashtua nga emisioni televiziv britanik Big Brother për shkak të një videoje që dukej se e tregonte atë duke sulmuar një grua. Ai fitoi famë në internet, por u bllokua nga të gjitha rrjetet sociale pas shumë komenteve mizogjeniste, si psh: gratë duhet të "mbajnë përgjegjësi" për sulmet seksuale. Pavarësisht ndalimeve të mediave sociale, ai fitoi popullaritet, veçanërisht mes të rinjve, duke promovuar atë që ai e prezantoi si një mënyrë jetese hiper-mashkullore (Top-G)./BBC
Albin Kurti KOSOVË- Policia e Kosovës ka njoftuar tërheqjen e 25 për qind të policëve nga veriu i vendit. Ky vendim &eum...
Maryam Rajavi TIRANË- Kryetares së organizatës terroriste anti-Iraniane Mujahedin-e-Khalq (MKO/MEK) Maryam Rajavi iu ndalua hyrja në Sh...
pamje nga ngjarja KOSOVË- Gjykata Themelore e Ferizajt e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaçën për vr...
foto ilustruese KOSOVË- Gati dy vjet pas vrasjes së Marigona Osmanit, të premten, më 4 gusht, në Gjykatën Themelore t&eu...
Foto ilustruese Policia e Danimarkës është duke shtrënguar kontrollet kufitare pas djegieve të fundit të Kuranit, të cil...
Papa Françesku SPANJË- Papa Françesku synon që së shpejti të realizojë një vizitë në Kosovë...
foto ilustruese ITALI- Një projekt eksperimental që lidhet me sigurinë rrugore do të nis zbatimin në Itali, dhe parashikon q&...
Fredi Beleri GREQI- Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian për Promovimin e Mënyrës Evropiane të Jetesës, Margari...
Mohamed Bazoum NIGERI-Lideri i rrëzuar i Nigerit, Mohamed Bazoum i bëri thirrje qeverisë amerikane dhe gjithë komunitetit ndërkomb...
foto ilustruese SUEDI- Djegia e Kuranit, që shkaktoi reagime të dhunshme dhe tërhoqi vëmendjen e mediave, po ndodh në një...