Bota

Përdhunoi dhe vrau 18-vjeçaren! Dënohet me burgim të përjetshëm vrasësi i Marigona Osmanit

4 Gusht 2023, 11:34 Nga f.i
Përdhunoi dhe vrau 18-vjeçaren! Dënohet me burgim të
pamje nga ngjarja

KOSOVË- Gjykata Themelore e Ferizajt e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaçën për vrasjen e Marigona Osmanit. Ndërsa, i dyshuari tjetër, Arbër Sejdiu, u dënua me 15 vjet burgim për vrasje të rëndë dhe ndihmë në kryerjen e dhunimit.

Sipas aktakuzës, Dardan Krivaqa dyshohet se më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani, e kishte detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale dhe e kishte abuzuar e maltretuar në forma të ndryshme.

Një ditë më pas, më 22 gusht 2021, Krivaqa dhe Sejdiu akuzohen se kanë privuar nga jeta Marigona Osmanin, në përpjekje për të fshehur veprën penale të dhunimit. Krivaça dhe Sejdiu janë akuzuar për një sërë veprash penale, përfshirë atë të dhunimit, ndihmës në kryerjen e dhunimit, si dhe vrasjes së rëndë në bashkëkryerje.

Aktakuza thotë se Sejdiu, me dashje kishte ndihmuar Krivaçën në kryerjen e veprës penale të dhunimit.

 

marigona osmani

Sondazh

Poll