Bota

Grushti i shtetit në Nigeri! Presidenti Mohamed Bazoum kërkon ndihmë nga SHBA: Vendi mund të bjerë nën ndikimin rus

4 Gusht 2023, 08:50 Nga f.i
Grushti i shtetit në Nigeri! Presidenti Mohamed Bazoum kërkon
Mohamed Bazoum

NIGERI-Lideri i rrëzuar i Nigerit, Mohamed Bazoum i bëri thirrje qeverisë amerikane dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar për ndihmë në rivendosjen e rendit kushtetues, pas grushtit të shtetit të javës së kaluar, raportojnë mediat e huaja.

Në një rubrikë në The Washington Post, Bazoum tha: "Nëse një përpjekje për grusht shteti është e suksesshme, "ajo do të ketë pasoja shkatërruese për vendin tonë, rajonin tonë dhe të gjithë botën. Unë e shkruaj këtë si peng".

Gjithashtu në thirrjen e tij, Bazoumi ka paralajmëruar se lidhja e liderëve të puçit me grupin mercenar rus Wagner, i cili operon në shumë vende tjera të rajonit, shihet si shtrirje e ndikimit të dëmshëm në Niger.

“I gjithë rajoni qendror i Sahelit mund të bjerë nën ndikimin rus, përmes grupit Wagner, terrori brutal i të cilit është shpërfaqur plotësisht në Ukrainë”, -u shpreh ai.

nigeri mohamed bazoumi

Sondazh

Poll