Bota

Beleri në burg/ Zyrtari grek i KE-së letër komisionerit Varhelyi: Shqipëria duhet të përballet me pasoja në rrugën e integrimit

4 Gusht 2023, 09:04 Nga f.i
Beleri në burg/ Zyrtari grek i KE-së letër komisionerit Varhelyi:
Fredi Beleri

GREQI- Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian për Promovimin e Mënyrës Evropiane të Jetesës, Margaritis Schoinas, i ka dërguar një letër komisionerit për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi, ku kërkon trajtim të ashpër të Shqipërisë në lidhje me çështjen Beleri, shkruajnë mediat greke.

Në letër Schinas thekson se nëse Shqipëria nuk respekton, do të ketë pasoja për vendin fqinj, duke ngritur hapur çështjen e procesit të anëtarësimit. Sipas tij arrestimi i Fredi Belerit një ditë para votimeve, interpretohet si frikësim i votuesve, dhe se mbajtja në burgosje është një shkelje e procesit të rregullt ligjor.

"Një vendim tepër i pazakontë dhe i rreptë për shkeljet e pretenduara elektorale, sipas informacioneve të dhëna nga prokuroria speciale shqiptare. Ndalimi i Fredi Belerit, i cili vazhdon edhe sot e kësaj dite përbën shkelje të pafajësisë dhe pengimin e një përfaqësuesi të zgjedhur në mënyrë demokratike, i cili është anëtar i pakicës etnike greke në Shqipëri të marrë detyrën e kryetarit dhe të ushtrojë detyrat e tij”,- tha nënkryetari i Komisionit Europian.

arrestohet fredi beleri margaritis schoinas

Sondazh

Poll