Bota

Aksident tragjik në Meksikë! Autobusi me emigrant del nga rruga, humbin jetën 18 persona mes tyre 3 të mitur

Autobusi, me rreth 40 persona në bord, po udhëtonte nga Mexico City për në Tihuanën veriperëndimore, e cila kufizohet me San Diegon, nga ku migrantë të shumtë përpiqen të kërkojnë strehim në Shtetet e Bashkuara.

4 Gusht 2023, 07:48 Nga f.i
Aksident tragjik në Meksikë! Autobusi me emigrant del nga rruga,
pamje nga vendngjarja

MEKSIKË- Të paktën 18 persona u vranë dhe 23 të tjerë u plagosën kur një autobus që transportonte emigrantë të huaj u rrëzua në një luginë në veriperëndim të Meksikës, raportojnë mediat e huaja.

Agjencia e mbrojtjes civile në shtetin Nayarit njoftoi se mes viktimave ndodheshin tre të mitur. Autobusi, me rreth 40 persona në bord, po udhëtonte nga Mexico City për në Tihuanën veriperëndimore, e cila kufizohet me San Diegon, nga ku migrantë të shumtë përpiqen të kërkojnë strehim në Shtetet e Bashkuara.

Autoritetet dyshojnë se shkak për aksidentin mund të jetë bërë shpejtësia e madhe, duke bërë që drejtuesi i autobusit të humbë kontrollin e mjetit, i cili është zhytur në një lumë 40 metra të thellë pranë Tepicit, kryeqytetit të shtetit. Shoferi i mjetit është arrestuar dhe policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

aksident ne meksike

Sondazh

Poll