Bota

Tërhiqet 25% e policisë nga komunat në Veri, Policia e Kosovës jep detaje

Në bashkëpunim me KFOR dhe EULEX u vendos që efektivët të ulen me 25%, pasi u vlerësua se situata në veri të Kosovës është më e qetë.

4 Gusht 2023, 07:37 Nga f.i
Tërhiqet 25% e policisë nga komunat në Veri, Policia e
foto ilustruese

KOSOVË-Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka përfunduar reduktimi i mëtejshëm i forcave policore në dhe rreth ndërtesave në veri, në masën prej 25 përqind.

“Ka përfunduar tërheqja, ashtu siç u kërkua”- ka thënë zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Në bashkëpunim me KFOR dhe EULEX u vendos që efektivët të ulen me 25%, pasi u vlerësua se situata në veri të Kosovës është më e qetë. Ky vendim ka ardhur pasi është raportuar se situata në Veri është më e qetë.

Gjithsesi Policia e Kosovës bashkë me EULEX-in dhe KFOR-in, do të vijojnë koordinimin dhe do të ndërmarrin veprimet e nevojshme sipas vlerësimit të rregullt të situatës së sigurisë në dhe përreth objekteve komunale, në komunat veriore.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll