Bota

BE vendos sanksione ndaj 38 qytetarëve dhe 3 kompanive të Bjellorusisë

4 Gusht 2023, 07:11 Nga f.i
BE vendos sanksione ndaj 38 qytetarëve dhe 3 kompanive të
foto ilustruese

BRUKSEL- Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj 38 qytetarëve dhe 3 kompanive të Bjellorusisë për shkak të konfliktit në Ukrainë, raportojnë mediat e huaja.

“Duke pasur parasysh seriozitetin e situatës në Bjellorusi dhe përfshirjen e saj në agresionin rus kundër Ukrainës, 38 individë dhe 3 persona juridikë duhet të përfshihen në listë”, tha BE në një dokument zyrtar.

Ndalimet përfshijnë gjyqtarë, hetues, gazetarë dhe zyrtarë të sigurisë bjelloruse. Gjithashtu BE ndaloi eksportin për armët e zjarrit dhe industrinë e aviacionit dhe hapësirës. 

Uzina Elektroteknike SHA Minsk me emrin VI Kozlov, SHA BMZ – kompania menaxhuese e Holding BMK dhe Koncerni Shtetëror Bjellorusi për Naftën dhe Kiminë ranë nën sanksione.

bjellorusi

Sondazh

Poll