Bota

Akuzohet për konspiracion, Donald Trump: Jam i pafajshëm (Seanca e parë më 28 gusht)

I veshur me një kostum blu dhe kravatë të kuqe, Trump, i cili konsiderohet si kandidati kryesor për nominimin republikan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, doli në gjykatë pak para orës 16:00.

3 Gusht 2023, 22:49 Nga I.A
Akuzohet për konspiracion, Donald Trump: Jam i pafajshëm (Seanca e
Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti i SHBA Donald Trump u paraqit të enjten në gjykatën federale në Uashington, ku u deklarua i pafajshëm për akuzat për komplot për të parandaluar certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. I veshur me një kostum blu dhe kravatë të kuqe, Trump, i cili konsiderohet si kandidati kryesor për nominimin republikan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, doli në gjykatë pak para orës 16:00.

“Presidentët nuk janë mbretër” shkruhej në pankartën e mbajtur nga një protestues pranë gjykatës që ndodhet vetëm një kilometër larg Kapitolit, ku mbështetësit e Trump sulmuan më 6 janar 2021 në një përpjekje për të parandaluar ratifikimin e fitores zgjedhore të Joe Biden.

Gjyqtarja amerikane Moxila Upadhyaya caktoi seancën e parë për këtë çështje në orën 10:00 më 28 gusht. Gjyqtarja Upadhyaya kishte sugjeruar tre data të mundshme. Prokurorët kishin kërkuar më herët 21 gushtin, por mbrojtja kërkoi datën më të fundit, 28 gushtin, e cila u vendos përfundimisht.

moxila upadhyaya donald trump

Sondazh

Poll