Bota

Ish-presidenti Donald Trump mbërrin në gjykatën federale në Uashington DC

Kjo është aktpadia e tretë penale ndaj zotit Trump në më pak se 6 muaj.

3 Gusht 2023, 21:35 Nga I.A
Ish-presidenti Donald Trump mbërrin në gjykatën federale në
Washington

SHBA-  Ish-presidenti Donald Trump pritet të dalë pas disa orësh para gjykatëses për t'u deklaruar ose jo fajtor mbi akuzat e ngritura ndaj tij. Ai akuzohet për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, që rezultuan në protestën e dhunshme të përkrahësve të tij ndaj Kapitolit në 6 janar të vitit 2021. Zoti Trump udhëtoi nga qyteti Bedminster, në Nju Xhersi, drejt Uashingtonit, për t’u paraqitur në gjykatë. Seanca në ngarkim të ish presidentit pritet të nisë në orën 16.00 me orën lokale në Uashington.

Pas mbërritjes në Gjykatë, zoti Trump do të vihet nën arrest dhe pritet t’i nënshtrohet procedurave ligjore, si marrja e shenjave të gishtërinjve. Pritet që zoti Tump të deklarojë se është i pafajshëm për akuzat se kishte bërë komplot për të shkelur të drejtën e amerikanëve për të votuar, komplot kundër qeverisë, pengim të një procesi zyrtar dhe komplot për të penguar një procedurë zyrtare. Ai pritet të lihet i lirë në pritje të gjyqit. Në aktpadinë prej 45 faqesh, të bërë publike të martën, prokurorët e udhëhequr nën drejtimin e prokurorit të posaçëm Jack Smith, e akuzojnë ish-presidentin se donte të sabotonte demokracinë, duke dashur të përmbysë rezultatin e zgjedhjeve. Çështjen ndaj ish-presidentit do ta gjykojë gjykatësja federale, Tanya Chutkan, që njihet si një nga ndëshkueset më të ashpra të personave që sulmuan Kapitolin. Megjithatë seancën e sotme për paraqitjen e akuzave e drejton, një gjykatëse tjetër, Moxila Upadhyaya.

Në zonën përreth gjykatës ku pritet të zhvillohet seanca në ngarkim të ish presidentit janë marrë masa të rrepta sigurie. Shërbimet sekrete dhe agjenci të tjera ligjzbatuese po mbikqyrin nga afër situatën. Forcat e sigurisë qëndrojnë para gjykatës ku pritet të paraqitet ish presidenti Donald Trump. Gjykata ndodhet shumë pranë Kapitolit, që u bë skenë e trazirave të 6 janarit. Megjithatë autoritetet thonë se deri tani nuk ka kërcënime të besueshme për organizim të protestave.

Nga pikëpamja praktike, nuk pritet të ndikojë. Në bazë të Kushtetutës edhe nëse dënohet, zoti Trump nuk është i detyruar të ndërpresë fushatën elektorale dhe nëse fiton mund të shërbejë si president. Ndikimi politik është më pak i qartë. Zoti Trump ka treguar aftësinë për të kapërcyer skandale që mund të fundosnin shumë politikanë, dhe dy akptadi të tjera penale në ngarkim të tij nuk kanë ndikuar në fushatën e tij zgjedhore. Ai kryeson listën e kandidatëve republikanë që synojnë të fitojnë emërimin e partisë për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Kjo mbetet e paqartë, por me gjasë do të zhvillohet pas shumë muajsh. Një gjykatës do të caktojë një datë fillestare për gjyqin, por përgjithësisht kjo datë shtyhet pasi të dyja palët përlasen mbi argumentet ligjore dhe shqyrtimin e provave. Po ashtu, zoti Trump mund të apelojë vendimet e gjykatësit, përpara gjyqit, gjë që do ta ngadalësonte më tej çështjen.

Kjo mbetet e paqartë, por me gjasë do të zhvillohet pas shumë muajsh. Një gjykatës do të caktojë një datë fillestare për gjyqin, por përgjithësisht kjo datë shtyhet pasi të dyja palët përlasen mbi argumentet ligjore dhe shqyrtimin e provave. Po ashtu, zoti Trump mund të apelojë vendimet e gjykatësit, përpara gjyqit, gjë që do ta ngadalësonte më tej çështjen. Kjo është aktpadia e tretë penale ndaj zotit Trump në më pak se 6 muaj. Ai u akuzua në muajin qershor nga ekipi i prokurorit të posaçëm Jack Smith për marrje dhe mbajtje të paligjshme të dokumentave të klasifikuara në pronën e tij Mar-a-Lago, në Palm Beach, të Floridas, si dhe për fshehjen e tyre nga hetuesit.

Marrë nga VOA

donald trump

Sondazh

Poll