Bota

Sveçla: Nga nesër do të ulim prezencën e policisë 25% rreth komunave veriore

Sveçla ka shkruar në Facebook, se nesër do të reduktohet numri 25 % brenda dhe për rreth ndërtesave komunale.

3 Gusht 2023, 20:59 Nga I.A
Sveçla: Nga nesër do të ulim prezencën e policisë 25%
Xhelal Sveçla

KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë Xhelal Sveçla ka thënë se janë duke e respektuar Marrëveshjen e Bratislavës e arritur mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për veprimet e deskalimit të situatës në Veri. Sveçla ka shkruar në Twitter, se nesër do të reduktohet numri 25 % brenda dhe për rreth ndërtesave komunale.

”Policia e Kosovës ka mbajtur një takim me EULEX-in dhe KFOR-in, siç është paraparë me pikën 2 të marrëveshjes së Bratislavës. Konkluzioni i vlerësimit të përbashkët të sigurisë është se situata është e qetë. Nga nesër do të ulim prezencën e policisë edhe me 25% brenda dhe përreth ndërtesave komunale”, ka shkruar Sveçla.

Ai ka theksuar se Kosova është duke e respektuar marrëveshjen e Bratislavës.

”Kosova po zbaton zotimet nga marrëveshja e Bratislavës dhe po vazhdon të kontribuojë pozitivisht në de-përshkallëzimin”, ka shkruar ai.

xhelal sveçla tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll