Bota

Sulm terrorist në Korenë e Veriut, plagosen me thikë 12 persona në qendër tregtare

Ngjarja ndodhi pranë një stacioni metroje gjatë orës së pikut në qytetin e udhëtarëve të Seongnam të enjten.

3 Gusht 2023, 19:48 Nga I.A
Sulm terrorist në Korenë e Veriut, plagosen me thikë 12 persona
Policia

SEUL- Të paktën 12 persona janë plagosur në një sulm nga një burrë pranë kryeqytetit të Koresë së Jugut, Seul. I dyshuari ngiste makinën e tij dhe papritur ndaloi dhe qëlloi katër persona. Më pas goditi me thikë të paktën nëntë të tjerë në një qendër tregtare.

Ngjarja ndodhi pranë një stacioni metroje gjatë orës së pikut në qytetin e udhëtarëve të Seongnam të enjten. Një burrë rreth të 20-ave u arrestua në vendngjarje, por motivi është i paqartë. Të gjithë të plagosurit u dërguan në spital dhe disa thuhet se janë lënduar rëndë.

Kjo ngjarje vjen gati dy javë pas një goditjeje me thikë në Seul. Një person ka mbetur i vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur. Pavarësisht kësaj, incidentet e dhunshme janë relativisht të rralla në Korenë e Jugut.

seul

Sondazh

Poll