Bota

Lufta në Ukrainë, Medvedev: Rusia ka rekrutuar 231,000 ushtarë që nga janari

Përballë frikës së qytetarëve rusë për një rekrutim të ri, udhëheqja ruse ka deklaruar shumë herë se një hap i tillë nuk është i nevojshëm sepse ka shumë vullnetarë.

3 Gusht 2023, 20:01 Nga I.A
Lufta në Ukrainë, Medvedev: Rusia ka rekrutuar 231,000 ushtarë
Dmitry Medvedev

RUSI- Më shumë se 231,000 rusë i janë përgjigjur një përpjekjeje rekrutimi që nga janari, tha sot zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë Dmitry Medvedev. Përballë frikës së qytetarëve rusë për një rekrutim të ri, udhëheqja ruse ka deklaruar shumë herë se një hap i tillë nuk është i nevojshëm sepse ka shumë vullnetarë. 

Pavarësisht kësaj, shumë qytetarë nuk u besojnë garancive të Kremlinit. Rusia vitin e kaluar njoftoi një mobilizim të pjesshëm prej rreth 300,000 rezervistësh pasi pësoi humbje të mëdha në Ukrainë. Më pas, dhjetëra mijëra të rinj rusë u larguan jashtë vendit për të shmangur luftimet. Medvedev tha se reforma të shumta organizative dhe të pagave janë bërë për ta bërë shërbimin në forcat e armatosura më tërheqëse, të tilla si përfitime më të mira sigurimesh.

dmitry medvedev lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll