Bota

Reduktimi i Policisë në Veri, Lajçak: Hap i rëndësishëm drejt deeskalimit të plotë

Në lidhje me vlerësimin e Policisë, Lajçak thotë se është hap i rëndësishëm drejt deskalimit të plotë.

3 Gusht 2023, 19:23 Nga I.A
Reduktimi i Policisë në Veri, Lajçak: Hap i
Miroslav Lajçak

KOSOVË- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka reaguar pasi Policia e Kosovë, EULEX-i dhe KFOR-i kanë bërë vlerësimin e përbashkët të sigurisë në Veri. Numri i policëve rreth komunave veriore ka nisur të reduktohet, sipas marrëveshjes së Brastislavës të arritur mes Kosovës dhe BE-së. Në lidhje me vlerësimin e Policisë, Lajçak thotë se është hap i rëndësishëm drejt deskalimit të plotë.

”E mirëpres vlerësimin e parë të përbashkët të sotëm të sigurisë ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEXKosovo dhe NATO_KFOR siç është rënë dakord në Bratislavë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt deeskalimit të plotë të tensioneve në veri të Kosovës”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

miroslav lajçak tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll