Bota

Tragjike në SHBA! Po laheshin në lumë, babai shpëton 3 fëmijët e tij, mbytet vetë

Ekipi i shpëtimit arriti të nxirrte trupin e 42-vjeçarit pas më shumë se tre orë kërkime.

3 Gusht 2023, 14:54 Nga f.i
Tragjike në SHBA! Po laheshin në lumë, babai shpëton 3
foto ilustruese

SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në New Jersey teksa tre fëmijë dhe babi i tyre po laheshin në lumë. Mediat e huaja raportojnë se burri ndërroi jetë teksa nxorri nga uji fëmijët e tij të moshës 13, 11 dhe 8 vjeç.

“Sipas dëshmitarëve, fëmijët hynë në ujë dhe ishin duke u mbytur. Viktima hyri në ujë për t’i ndihmuar, tërhoqi fëmijët e tij por luftoi për të ruajtur ekuilibrin e tij.”-thanë autoritetet.

Ekipi i shpëtimit arriti të nxirrte trupin e 42-vjeçarit pas më shumë se tre orë kërkimes. Tre fëmijët u dërguan në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe raportohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

 

shba new jersey

Sondazh

Poll