Bota

Shoferin e zuri gjumi në timon, autobusi në Meksikë përfundon në përrua, 15 persona të vdekur

Autobusi doli nga kursi i tij dhe ra në një përrua 30 metra , pranë fshatit Baranca Bianca.

3 Gusht 2023, 17:12 Nga I.A
Shoferin e zuri gjumi në timon, autobusi në Meksikë
Foto nga tragjedia

MEKSIKË- Të paktën 15 persona humbën jetën sot në një aksident autobusi në shtetin perëndimor të Meksikës, Nayarit. Autobusi doli nga kursi i tij dhe ra në një përrua 30 metra , pranë fshatit Baranca Bianca.

Ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shpwtuar 21 persona, të cilët janë dërguar në spital. Gjendja e disa prej tyre cilësohet si “kritike”. Sipas informacioneve të TV Azteca, autoritetet vlerësojnë se shoferin mund ta ketë zënë gjumi në timon, për pasojë ka humbur kontrollin e autobusit.

aksident ne meksike

Sondazh

Poll