Bota

MOTI ekstrem! Në mes të dimrit, Argjentina dhe Kili arrijnë temperaturën 37 gradë Celcius

Kjo është temperatura më e lartë e regjistruar në rajon gjatë kësaj periudhe që nga viti 1951.

3 Gusht 2023, 12:47 Nga f.i
MOTI ekstrem! Në mes të dimrit, Argjentina dhe Kili arrijnë
foto ilustruese

ARGJENTINË- Kili dhe Argjentina shënuan rekorde të nxehtësisë së mes të dimrit në fillim të gushtit për shkak të një kombinimi të El Niño dhe ndryshimeve klimatike, ndërsa vendet e tjera të Amerikës Latine gjithashtu regjistruan temperatura më të ngrohta se normale, raportojnë mediat e huaja.

Në qytetin kilian të Vicuna, një rajon malor të provincës qendrore të Coquimbo, termometri tregoi 37 gradë Celsius. Kjo është temperatura më e lartë e regjistruar në rajon gjatë kësaj periudhe që nga viti 1951.

"Ne nuk kemi regjistruar një temperaturë të tillë për më shumë se 70 vjet," tha Cristóbal Torres i shërbimit meteorologjik të Kilit.

Ndërsa në Buenos Aires, në Argjentinë temperatura arriti në 30 gradë Celsius të martën, duke shënuar 1 gushtin më të nxehtë në histori, sipas shërbimit kombëtar të motit.

moti ekstrem

Sondazh

Poll