Bota

Presidenti brazilian: Putin dhe Zelenskyy nuk janë gati të flasin për paqen

3 Gusht 2023, 12:56 Nga f.i
Presidenti brazilian: Putin dhe Zelenskyy nuk janë gati të flasin
Luiz Inacio Lula da Silva

BRAZIL- Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva ka deklaruar së fundmi se vendi i tij po punon për të arritur paqen në Ukrainë, por as udhëheqësi rus dhe as presidenti ukrainas nuk janë gati të flasin për paqen, shkruan Reuters.

"As Putin dhe Zelenskiy nuk janë gati," u tha Lula korrespondentëve të huaj në një konferencë shtypi, duke shtuar se propozimet e paqes që ai po kërkon me vendet e tjera do të jenë gati kur Rusia dhe Ukraina të jenë të gatshme të negociojnë.

"Roli i Brazilit është të përpiqet të arrijë në një propozim paqeje së bashku me të tjerët kur të dy vendet e dëshirojnë atë," tha ai.

 

lufta rusi-ukraine luiz inacio lula da silva

Sondazh

Poll