Sport

E FUNDIT! “Perandori i ri i Romës rikthehet në Tiranë” E bujshme, Partizani do të presë në një miqësore luksi verdhekuqtë e Italisë!

Deri tani nuk jepen detaje të kësaj miqësoreje luksi, përveç faktit që do të luhet më 12 gusht në “Arenën e Demave”

3 Gusht 2023, 15:59 Nga DOSJA

E FUNDIT! “Perandori i ri i Romës rikthehet në

TIRANE - Partizani do të presë në “Arenën e Demave” skuadrën e Romës, në një miqësore luksi për “Demat e kuq”, në datën 12 gusht. Lajmi i bujshëm, është konfirmuar nga vetë Kryeministri i vendit, Edi Rama.

“Uou! Perandori i ri i Romës rikthehet në Tiranë. Mirë se vjen Murinjo”,- ka shkruan Edi Rama në postimin që i ka dedikuar miqësores, si edhe trajnerit Joze Mourinho që nga Tirana ka kujtime të bukura.

E FUNDIT! “Perandori i ri i Romës rikthehet në

Sezonin e shkuar, Murinho arriti të fitonte trofeun e Conference League në Tiranë me skuadrën e Romës në një përballje me Fejnordin, aty ku verdhekuqtë arritën të fitonin me rezultatin 1-0.

Deri tani nuk jepen detaje të kësaj miqësoreje luksi, ndërkohë që dihet se Partizani më 10 dhe më 17 gusht do të luajë për turin e tretë të Conference League letonezëve të Valmerias dhe me 19 gusht do të startojë sezonin e ri, duke pritur Teutën e Durrësit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll