Sport

Barcelona është afër mbylljes së nënshkrimit me portugezin João Cancelo...

Katalanasit dhe Manchester City janë në negociata të avancuara për mbrojtësin portugez

3 Gusht 2023, 11:40 Nga DOSJA
Barcelona është afër mbylljes së nënshkrimit me

SPANJE - Barcelona është më afër mbylljes së nënshkrimit me qendërmbrojtësin João Cancelo. Sipas informacioneve të mbledhura nga “Record”, kampionët actualë spanjolë janë në bisedime të avancuara me Manchester Cityn për transferimin e ndërkombëtarit portugez.

Në gjysmën e fundit të sezonit, João Cancelo u huazua nga “Qytetarët” te Bayern Munich, ku fitoi Bundesligën, duke shënuar një gol dhe gjashtë asistime gjatë asaj periudhe.

Duhet mbajtur mend se së fundmi, se Xavi Hernández deklaroi se skuadra kishte nevojë për përforcime për mbrojtjen. “Kemi nevojë për një mbrojtës të djathtë”,- është shprehur trajneri i blaugranëve në një konferencë për shtyp.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll