Sport

VIDEO/ Pamje rrënqethëse të një ngjarjeje tragjike! Krokodili sulmon egërsisht dhe vdes një futbollist në Kosta Rika...

Futbollisti 29-vjeçar, Jesus Alberto Lopez Ortiz, nga Kosta Rika, vdiq tragjikisht pasi u sulmua nga një krokodil.

3 Gusht 2023, 14:00 Nga DOSJA

VIDEO/ Pamje rrënqethëse të një ngjarjeje tragjike!

KOSTA RIKA - Futbollisti 29-vjeçar Jesus Alberto Lopez Ortiz nga Kosta Rika, vdiq tragjikisht, pasi u sulmua nga një krokodil në një lumë. Pamjet tronditëse që qarkullojnë në internet tregojnë zvarranikun e madh që mbante trupin e futbollistit fatkeq, i cili ishte baba i dy fëmijëve të vegjël. 

"I riu ishte duke bërë stërvitje fizike, kur vendosi të zhytej. Më pas u hodh nga një urë në lumin Kanias,"- thuhet në një përditësim lidhur me këtë çështje.

Deportivo Rio Cañas konfirmoi vdekjen e lojtarit në një deklaratë që lëshoi: "Me dhimbje të thellë njoftojmë vdekjen e lojtarit tonë Jesus Alberto López Ortiz. Pusho në paqe Chucho! 

Sot është një ditë shumë e vështirë për të gjithë dhe ne do t'ju kujtojmë në shumë mënyra të jetës tënde sportive, si futbollist por edhe si baba. Do të jetosh gjithmonë në zemrat tona, Chutso. Fluturo lart."

Forcat e sigurisë në zonë raportuan se “krokodili e fundosi dhe nuk dihet nëse është mbytur apo ka ngordhur nga presioni që kafsha i ka ushtruar ndaj djalit”. Përveç kësaj, Kryqi i Kuq pohoi se "kufoma u tërhoq zvarrë nga kafsha" dhe se për të rimarrë trupin duhej të vrisnin krokodilin me armë zjarri.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll