Sport

Gabriel Jesus humbet fillimin e sezonit me Arsenalin, shkak një operacion në gju!

Trajneri Arteta është shprehur se nuk është një problem serioz

3 Gusht 2023, 12:00 Nga DOSJA
Gabriel Jesus humbet fillimin e sezonit me Arsenalin, shkak një operacion

ANGLI - Arsenali do të jetë pa sulmuesin brazilian Gabriel Jesus për fillimin e Premierligës angleze, për shkak të një operacioni në gju, ka zbuluar këtë të mërkurë trajneri i ‘Topçinjve’, spanjoli Mikel Arteta.

Fatkeqësisht dje në mëngjes ai iu nënshtrua një operacioni të vogël. Jesus kishte një problem me gjurin që po i shkaktonte probleme dhe duhej të operohej. Nuk është asgjë serioze, por duhet të jetë jashtë për disa javë”,- tha tekniku edhe pse ai i referohet një “goditjeje të rëndë” për klubin.

Pas një fillimi të shkëlqyer të sezonit me Arsenalin vitin e kaluar, Gabriel Jesus ishte jashtë për rreth tre muaj për shkak të një dëmtimi në gjurin e tij të djathtë, të pësuar gjatë Kupës së Botës në Katar.

Arsenali do të luajë Superkupën e Anglisë (Community Shield) kundër Manchester Cityt të dielën, përpara se të fillojë Premier League me pritjen në Nottingham Forest, më 12 gusht.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll